Rozë

Cardi B zhvishet “aksidentalisht”

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 05 March 2018

Rreperja Cardi B këtë fundjavë në Florida, thuajse është bërë pjesë e një incidenti për shkak të veshjes së saj.

Në koncertin vjetor pranveror Wild 94.1 të Wild Splash të stacionit të radios Tampa, rreperja kishte veshur një kostum ngjyrë rozë, pa të brendshme.

Dhe ndërsa ishte në skenë në Clearwater të Floridës, Cardi B gjatë performancës së saj zbuloi aksidentalisht një pjesë të gjoksit.

-Advertisement-

Por fatmirësisht rreperja e vuri re një gjë të tillë dhe u kujdes që të mbulohej shpejt, duke shmangur një incident i cili do të largonte vëmendjen nga performanca e saj në skenë.

Shfaqja e saj vjen disa ditë pasi ajo foli për edicionin e SHBA të Cosmopolitan rreth jetës së saj të mëparshme si një balerinë ekzotike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera