Cardi B nervozohet dhe e gjuan me mikrofon fansin që e spërkati me lëng
Autori: Gazeta inFokus
14:38 | 30 July 2023
Cardi B u fotografua duke hedhur një mikrofon ndaj një anëtari të audiencës, i cili i hodhi një pije asaj, disa orë pasi hodhi një mikrofon tjetër në një DJ në Las Vegas.
Interpretuesja e hitit “WAP”, 30 vjeçe, u pa duke hedhur mikrofonin nga skena pasi u spërkat nga një pije e hedhur nga një fans, në një video të shpërndarë nga Pop Base në Twitter të shtunën, shkruan DailyMail.
Nuk ishte hera e parë që këtë fundjavë reperja – e cila sapo publikoi një këngë të re me bashkëshortin e saj Offset të titulluar “Jealousy” – vendosi të përdorë mikrofonin e saj për diçka tjetër përveç këndimit.
Një natë më parë, Cardi po performonte në “Drai’s Beach Club” kur ajo u acarua pasi DJ dyshohej se ia kishte ndërprerë këngët shumë herët.
Në një klip të shpërndarë në rrjetet sociale, artistja shihet duke bërtitur emrin e saj përpara se të kthehej dhe të hidhte mikrofonin në drejtim të DJ-it, sikur të ishte duke hedhur një top futbolli, përpara se të dilte nga skena.

Në video shihet Cardi, e lindur me emrin e vërtetë si Belcalis Marlenis Almánzar, e veshur me një fustan ngjyrë portokalli të ndezur, ndërsa performon në skenë gjatë orëve të ditës.
Ajo është në mes të këndimit të hitit të saj të vitit 2018, “Bodak Yellow”, dhe ngre mikrofonin në fytyrë për një varg tjetër, përpara se papritmas një spërkatje lëngu të shihet duke e goditur atë në fytyrë nga pija e një personi në audiencën e koncertit.Reklama

Cardi B shfaqet e tronditur për një sekondë të shkurtër përpara se të hidhet në veprim dhe t’ia hedhë mikrofonin dikujt në audiencë, me sa duket hedhësit të pijeve.
Ndërkohë melodia e këngës së saj së bashku me vokalin e saj vazhdon të luhet në sfond.

Cardi më pas shihet duke rregulluar flokët e saj, ndërsa sigurimi duket se po përballet me situatën në turmë.
Fansat në Las Vegas thuhet se kanë pritur dy orë në nxehtësi përpara se ylli të shfaqej në skenë për të performuar.

Ylli i hip hopit thuhet se madje u kërkoi fansave t’i hidhnin ujë teksa ajo ankohej për nxehtësinë e tepërt në qytetin e nxehtë.
Një natë më parë ajo u pa këmbëzbathur në skenë teksa performonte hitin e saj të mrekullueshëm “I Like It” e veshur me një mini fustan të verdhë neoni para incidentit me mikrofonin.

Incidentet e hedhjes së mikrofonave vijnë pasi Cardi B iu dha fund thashethemet se ajo dhe bashkëshorti i saj Offset falsifikuan një skandal tradhtie për të promovuar këngën e tyre bashkëpunuese, “Jealousy”, e cila u publikua të premten.
Ata sajuan një ngjarje kinse Cardi Be kishte tradhtuar bashkëshortin e saj – por krejt kjo u bë për publicitet për këngën e saj të re. /Telegrafi/






T� tjera
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...
-
Maqedonci: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte mbështetje më të madhe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë Konferencës për Deminimin në Ukra...
-
Sa kushton sot një litër naftë dhe benzinë? Kjo është gjendja në tregun kosovar
Rënia e çmimit të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare është reflekt...
-
“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Vuk Hamoviqit”, Janina Ymeri thotë se Kurti nuk e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, është deklaru...
-
Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu shef i ri kabinetit të tij
Blerim Sallahu tashmë mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeministrit Alb...
-
Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e as pengesë e afrimit të Kosovës me BE’në
Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, de...
-
Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në pa...
-
AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin dhe ka kthyer...
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...

































