Rozë

Capital T ushtron padi ndaj gazetarit Robert Bojaj, reagon AGK

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 20 November 2024

Capital T ka ushtruar një padi ndaj gazetarit Robert Bojaj, pasi ky i fundit i bëri disa komente për këngëtarin.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kjo është një padi SLAPP, si dhe përpjekje për të heshtur e frikësuar gazetarin.

“Personat me ndikim shoqëror duhet të tregojnë nivel më të lartë të tolerancës për tematika me interes publik dhe nuk duhet të abuzojnë me të drejtën e qasjes në drejtësi”, thuhet në një njoftim.

-Advertisement-

AGK ka bërë të ditur se ka organizuar mbrojtje dhe përfaqësim ligjor për gazetarin Bojaj dhe ka deponuar sot përgjigjen në padi pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës

“Ne kemi besim të plotë në sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë që gjykata do të trajtojë këtë rast në përputhje me rekomandimin e Këshillit të Evropës kundër padive SLAPP dhe të krijojë precedent në favor të lirisë së gazetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre elementare për të bërë pyetje”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera