Capello: Zllatanin e bëra unë “njeri”
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 25 December 2017
Fabio Capello thotë se ka ndikuar për ta bërë Zlatan Ibrahimovicin lojtarin që është sot, duke thënë se suedezi nuk ishte në më të mirën e tij kur mbërriti te Juventusi. Sulmuesi enigmatik arriti në Torino nga Ajax, në vitin 2004, me një reputacion “të lulëzuar”, por u konsiderua si një diamant i përafërt, që ka nevojë për lustrim. Capello thotë se ai e ka ndihmuar në këtë proces, pasi talenti i papërpunuar u rafinua dhe u vendos në një rrugë, që e ka çuar suediezin në krye të lojës së futbollit nëpërmjet Interit, Barcelonës, Milanit, PSG dhe Manchester United.
“Kur Ibrahimovic arriti te Juventusi, ai nuk ishte i mirë në “qitje”, – tha Capello për “Sky Italia”. – Mino Raiola më tha: Zlatan është me të vërtetë i fortë, ai i thyen duart e portierëve. I thashë atij: Më dëgjoni, për momentin ai thyen vetëm dritaret e palestrës. Pastaj Ibrahimoviç filloi të stërvitej çdo ditë dhe, natyrisht, siç e dinte të gjithë, u përmirësua shumë”.
Capello, i cili kaloi dy vjet me Juventusin, pas largimit nga Roma, këmbëngul se kurrë nuk ka pasur ndonjë problem me Ibrahimoviçin, edhe nëse ndonjëherë mund të jetë dukur kështu. Ai shtoi: “Juventusi bëri një blerje të pabesueshme. E bleu atë për 16 milionë euro të pagueshme në katër pagesa. Tek Ajax vendosën që ai nuk do të ishte një lojtar i mrekullueshëm dhe preferonin të mbanin Mido, i cili ishte më i lehtë për t’u menaxhuar. Ibrahimoviç kishte disa probleme edhe te Juventusi, për shembull me Jonathan Zebina, por më pas Luciano Moggi arriti dhe zgjidhi gjithçka”. Ndërsa Ibrahimoviç e ka treguar veten të jetë një nga interpretuesit më të mirë në këtë, apo ndonjë epokë tjetër, ai nuk është talenti më i mirë që Capello ka pasur kënaqësinë të punojë. Italiani me eksperiencë ka punuar disa vite me figura të ndryshme, me CV-në e tij që përfshin Juven, Milanin, Romën, Real Madridin dhe si shef i ekipit kombëtar të Anglisë.
Trajneri aktual i Jiangsu Suning në Kinë pretendon se koha e tij në Spanjë ka qenë periudha kur ka punuar me më të mirët. “Lojtari më i mirë që kam trajnuar ishte Ronaldo, – tha Capello. – Fatkeqësisht, e gjeta në fund të karrierës së tij, kur peshonte 96 kg. E pyeta: Cila ishte pesha juaj në Kupën Botërore të vitit 2002?. Ai më tha 84 kg. Unë u përgjigja: Mundohu të paktën të kthehesh në 88 kg. Gjithsesi, ai ishte një lojtar i madh”. Capello ishte njeriu që e lejoi Ronaldon të largohej nga Real Madridi, pasi sulmuesi, që fitoi Kupën e Botës, shkoi te Milani në janar të vitit 2007, ndërsa “Los Blancos” u drejtuan drejt një titulli të La Liga-s.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...