Cana: Nuk kam synime për t’u bërë kreu i FSHF-së apo ndonjë institucioni sportiv
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 22 November 2017
Ditën e sotme në ambientet e një hoteli në Tiranë u zhvillua një tryezë bashkëbisedimi me prindër dhe trajnerë, ku në fokus ishte futbolli i fëmijëve si dhe perspektivat e zhvillimit në Shqipëri.
Veç të tjerëve në tryezën e bashkëbisedimit ka qenë dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana. I pyetur nga “Panorama Sport” Cana ka komentuar rreth ndryshimeve të nevojshme në futboll. Gjithashtu ish-kapiteni bëri një komente edhe rreth deklaratës së Igli Tares në lidhje me ndryshimet e nevojshme në Federatën Shqiptare të Futbollit.
A është projekti me fëmijët pikënisja e Canës pas futbollit të luajtur?
Dëshira e madhe për të kontribuar për vendin ku jetojnë shqiptarët në përgjithësi më ka shtyrë që të përfshihem në projektet me fëmijët. Për të dhënë provojnë, si dhe ndikimin pozitiv të sportit në shoqëri. Fondacioni është një pjesë që do më shoqërojë gjatë gjithë kohës në bashkëpunim me Federatën, dhe institucione të tjera për të mbështetur programe. E ndjej si detyrë për ti realizuar këto projekte për të mirë të vendit dhe fëmijëve.
Për përmendjen e emrit nga Rudi Vata si kandidat i mundshëm për president i FSHF-së…
“Unë jam në një moment të jetës, që kam shumë pak që jam larguar nga futbolli i luajtur dhe më duhet një kohë personale për të pushuar dhe për t’u përgatitur për karrierën që më pret. Nuk kam synime sidomos afatshkurte për t’u bërë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit apo ndonjë institucion sportiv.
Por kjo nuk do të thotë të mos angazhohem për të realizuar qëllimet e këtyre institucioneve. Kam më tepër ambicie jashtë vendit. Nuk i njoh mjaftueshëm njerëzit e sportit në vend, por ia u di nevojën. Unë e kam që nuk do merrem me politikë, por në sport nuk kam pse t’ia mbyll derën vetes. Pas disa vitesh ndoshta kur të kem pak më shumë njohje të realitet dhe mund të ndodhë që të kandidoj për postin e drejtuesit të FSHF-së.”
Për komentin e Tares që futbolli shqiptar duhet të dalë nga bastet
“Në Shqipëri ballafaqohesh me shumë probleme. Ballafaqohesh me një dashuri të madhe për sportin. Ka shumë pengesa në pjesën e infrastrukturës. Nga ana tjetër shoh njerëz që shohin shumë futboll që ty të bëjnë të ndihesh një lloj ngrohtësi. Në vendin tonë, çdo dy metra ke një bastore. Kjo të jep një ndjenj të keq. Jemi shoqëruar në një shoqëri që e do sportin por në disa raste marrim pjesë të këqija të saj. Shoqëria është bërë shumë pasive. Ballafaqohesh me shumë ndjesi, duhen të rregullohen shumë gjëra.”
A ka nevojë Federata për njerëz të rinj
“Duhet të mbajmë njerëz që kanë përvojë, që të mbajnë disa vlera nga e kaluara, si dhe për efekt të njohjeve që kanë pasur. Por gjithmonë duhet të mbështetemi te njerëz të rinj, të cilët e njohin dhe realitetin tonë, por kanë qënë edhe jashtë. Është pjesë e rritjes sonë. Njerëzit e duhur në detyrat e duhura, kjo është pjesa më e rëndësishme. Nuk jam unë personi i duhur që mund të bëj ndryshime, Igli mund ta bëjë se ka më shumë përvojë dhe njohuri. Është nga Tirana dhe absolutisht duhet vlerësuar mendimi i tij”.
Të tjera
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...