Sport

Cana nis ndeshjen Marseille – PSG

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 22 October 2017

Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana do të godet topin i pari në ndeshjen Marseille – PSG.

Ndeshja ndërmjet Marseille dhe PSG do të merr një vëmendje të jashtëzakonshme për shqiptarët, pikërisht sot, pasi në orën 21 të mbrëmjes do të jetë pikërisht, Lorik Cana, ai që do të shkelmojë topin e parë përpara nisjes së takimit.

Gjakovari Cana kujtojmë ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, fillimisht te PSG-ja e më pas tek ekipi i kërkuar gjithmonë prej tij, Marsille.

-Advertisement-

Kjo do të jetë gjithashtu një gjest mirënjohjeje dhe ceremoni lamtumirë për ish-kapitenin e tyre, futbollistin ikonë të Kombëtares shqiptare, i cili luajti ndeshjen e fundit në karrierë pikërisht në Francë, gjatë Evropianit 2016, ndërsa lamtumirën zyrtare në Shqipëri e dha ditën e ndeshjes mes Italisë dhe kuqezinjve në “Loro Boriçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera