Lajme

Cana: Kurti, më i dobëti kryeministër në përballje me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 30 June 2023

Edon Cana, ish-ambasador në Bullgari, vlerëson se Albin Kurti është kryeministri më i dobët nga të gjithë të mëparshmit në përballje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Cana i ftuar në InfoMagazine në Klan Kosova, ka thënë se kryeministri Kurti ka menduar me metodat populiste siç tha ai t’i përdorë edhe me akterët ndërkombëtarë.

“Kryeministri Kurti që nga fillimi ka menduar që duke menduar metodat popullsite, me të cilat ka ardhur në pushtet duke dhënë premtime të rrejshme sa i përket edhe Asociacionit dhe të gjitha proceseve të tjera, ka menduar se edhe në raportet ndërkombëtare me superfuqitë mund të mendojë këtë metodë të karakterit popullist, dhe ky propozim është një shoë i karakterit popullist, ndërsa për akterët ndërkombëtar seriozë është më shumë një komedi, sepse nuk e merr askush më seriozisht”, u shpreh Cana.

-Advertisement-

Ish-ambasadori theksoi se Kurti nuk është më në pozitë që të vendosë kushte.

“Zotëri Kurti nuk e kupton që nuk është në pozitë ai, që të vendosë kushte, kushtet janë të përcaktuara dhe çka e karakterizon kryeministrin Kurtin që e dallon nga të gjithë kryeministrat e Republikës së Kosovë, ka dëshmuar që është një negociator i dobët që ka pasë presidenti Vuçiq, ka dëshmuar që është lideri i parë kryeministër i cili ka bashkuar të gjitha shtetet euroatlantike, shtetet mike kundër Kosovës dhe e treta është që me veprimet e tij e ka dobësuar Republikën e Kosovës në planin e brendshëm në veri dhe rrjedhimisht në raportin me Serbinë në Bruksel”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera