Sport

Cana i jep fund karrierës me një ceremoni nga FSHF

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 21 September 2017

Ka kaluar më shumë se një vit që nga momenti kur Lorik Cana i dha lamtumirën Kombëtares shqiptare të futbollit dhe më në fund, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare do të nderohet me ceremoninë që meriton para tifozëve nga FSHF.

Ndonëse ish-mbrojtësi ka qenë i pranishëm në stadium thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur ekipi kombëtar gjatë këtyre eliminatoreve, ai dhe FSHF nuk kishin arritur që të organizonin ceremoninë e lamtumirës.

Por kjo ceremoni lamtumire do të organizohet para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

-Advertisement-

Aty Cana do të ketë mundësinë të bëjë xhiron e fundit në pistë përpara tifozerisë për të cilën ai ka qenë një idhull për shumë vite me radhë.

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana do të mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor përpara ndeshjes zyrtare eliminatore Shqipëri-Itali.

Me këtë rast, FSHF do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite.

Gjakovari numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje.

Përpara nisjes së takimit, një ceremoni speciale do të realizohet në vlerësim dhe mirënjohje për ish-kapitenin Lorik Cana.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera