Rozë

Camila Cabello në turne me Bruno Marsin

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 27 June 2017

Camila Cabello ka dhënë disa lajme ekskluzive, ajo do të udhëtojë me Bruno Mars!

Këngëtarja 20-vjeçare do të bashkohet me Bruno në turneun e tij botëror “24K Magic World” këtë verë, në turneun e saj të parë zyrtar si solo artiste, transmeton Klan Kosova.

Camila shfrytëzoi Twitter-in për të ndarë lajmin.

-Advertisement-

“Shumë e emocionuar për të ecur me Bruno Mars! Çdo natë do të shikoj nga skajet anësore duke u përpjekur të mësoj sa më shumë që mundem”, ka shkruar ajo.

Camila do të bashkohet në turne duke filluar më 20 korrik në Kaliforni dhe duke vazhduar deri më 22 gusht në Pensilvani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera