Caktohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve që u arrestuan për fajde dje në Gjakovë
Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 19 October 2022
Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan dje.
Ata dyshohen për veprat penale “Fajde” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.
Të dyshuarit janë: A.J, Z.Z, H.Gj, M.P dhe G.Ll.
“Sipas kërkesës, të pandehurit Z.Z., H.Gj., M.P., G.Ll., dyshohen se kanë kryer vepër penale “Fajdeja”, i pandehuri A.J., dyshohet se ka kryer vepër penale “Fajdeja në bashkëkryerje” ndërsa të pandehurit M.P. dhe G.Ll., dyshohen edhe për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ata do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 18 tetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 17 nëntor 2022.
Komunikata e plotë:
Një (1) muaj paraburgim ndaj pesë (5) të pandehurve për vepër penale të fajdesë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Gjakovë, 19 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve A.J., Z.Z., H.Gj., M.P., G.Ll., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të fajdes dhe mbajtjes në pronësi, kontroll paautorizim të armëve.
Sipas kërkesës, të pandehurit Z.Z., H.Gj., M.P., G.Ll., dyshohen se kanë kryer vepër penale “Fajdeja”, i pandehuri A.J., dyshohet se ka kryer vepër penale “Fajdeja në bashkëkryerje” ndërsa të pandehurit M.P. dhe G.Ll., dyshohen edhe për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rëndë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe rreziku i ikjes.
Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 18 tetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 17 nëntor 2022.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Të tjera
-
TikToku po rikthen shërbimet në SHBA
Rrjeti social kinez, TikTok ka thënë se po i rivendos shërbimet në Shtetet e ...
-
Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Hamza: Fitorja e PDK-së ju gëzon juve e mua, por mbi të gjitha i bën të lumtur Thaçin e Veselin
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte përmes një tubimi kërk...
-
Çfarë duhet të presin blerësit e pronave në Zvicër në vitin 2025?
Nëse planifikoni të blini një shtëpi në Zvicër në vitin e ri, duhet të jeni t...
-
Ramush Haradinaj takon Richard Grenellin: Kosova do ta kthejë marrëdhënien strategjike me SHBA-në
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në SHBA pë...
-
Krasniqi: Fushata e VV-së “reality show”, Kurti në vend të programit po ofron anekdota
Ka kaluar një javë e fushatës zgjedhore. Partitë politike zhvilluan shumë ...
-
Shkëlqim Devolli në SHBA vazhdon takimet me senatorë dhe kongresistë republikanë dhe demokratë
Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, i ka vazhduar në Washing...
-
Dyshohet se vodhi një veturë në Leposaviq, arrestohet 19-vjeçari
Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar nën dyshimin se ka vjedhur një v...
-
PDK me numër të madh përkrahësish në Kaçanik, pamje nga tubimi
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është duke mbajtur tubim elektoral në Kaç...
-
Bedri Hamza takon numër të madh punonjësish shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një...
-
Inaugurimi i Trumpit, Dërguti: Mungesa e krerëve institucionalë, shqetësuese e alarmuese për Kosovën
Opinionistja Aida Dërguti në lidhje me ceremoninë e inagurimit të presidentit...
-
Aksident mes dy veturave në Prizren, tre të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Prizren, saktësisht n...