Lajme

Caktohet masa e paraburgimi ndaj gjakovarit i cili dhunoi seksualisht një vajzë me çrregullime mendore

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 14 February 2020

S.M me 2 shkurt të këtij viti kishte dhunuar seksualisht një vajzë e cila ishte më aftësi të kufizuara mendore.

E për të njëjtin Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur një kërkese për caktimin e pasës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën e Prokurorisë, shkruan Gazeta inFokus,

-Advertisement-

“Më 02.02.2020 e deri më 05.02.2020, në Komunën e Gjakovës, saktësisht tek baraka e tij, pa pëlqimin e personit tjetër, këtu të dëmtuarës A.M., i pandehuri kryen aktin seksual. Duke e ditur se e njëjta ka çrregullime ose aftësi të kufizuara mendore, e shfrytëzon situatën, ku qëndron me të dëmtuarën për tre natë radhazi në të njëjtën barakë, e gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka kryer akt seksual me të”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera