Sport

Caktohet gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në derbin anglez, Liverpool – Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 12 January 2021

Liverpooli është nikoqir i Manchester Unitedit, në derbin e javës së 18-të në Premierligë që zhvillohet të dielën, shkruan Gazeta inFokus.

Për këtë përballje tashmë është caktuar edhe gjyqtari që do ta ndajnë drejtësinë.

Paul Tierneyt i është besuar bilbili kryesor për derbin më të madh anglez.

-Advertisement-

Ai ka akorduar 5 penallti në 10 ndeshjet e tij të fundit për Manchester Unitedin dhe 1 kundër.

Kurse, nuk i ka akorduar asnjë penallti Liverpoolit në 14 ndeshje, ndërsa e ka akorduar një kundër.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30 në ‘Anfield’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera