Sport

Caktohen stadiumet e EURO 2028, Europianin 2032 e marrin Italia dhe Turqia

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 10 October 2023

Këtë të martë janë zyrtarizuar stadiumet se ku do të zhvillohen ndeshjet e EURO 2028 dhe të 2032.

Europiani i 2028-ës do të shkojë në në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, ndërsa katër vite më vonë do të luhet në Itali dhe Turqi.

Stadiumet e Euro 2028 tashmë janë vendosur, me eventin që do të bashkojë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën. Këto ndeshje do të luhen në Belfast, Birmingham, Cardiff, Dublin, Glasgow, Liverpool, Londër (me dy stadiume, Wembley dhe Tottenham Hotspur), Manchester dhe Newcastle.

-Advertisement-

Ndërsa stadiumet për Euro 2032 do të vendosen. Italia dhe Turqia do të kenë kohë deri në tetor 2026 për të përcaktuar listën e objekteve të tyre.

Për momentin, janë njëzet stadiume në garë, dhjetë secila. Për sa i përket Italisë ato janë: Milano, Torino, Firence, Genova, Verona, Bolonja, Roma, Napoli, Bari dhe Cagliari. Konfirmimet e Milanit, Romës dhe Torinos janë pothuajse të sigurta, dy impiantet e tjera duhet të jenë Napoli dhe Firence, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar në këtë kuptim.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy