Lajme

Cakolli: Nuk ka arsye “sigurie” që mediave t’u kufizohet puna në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 27 July 2023

Njohësi i punës së Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli, ka reaguar pas vendimit që ky institucion shtetëror ka ndërmarrë duke ua kufizuar punën mediave.

Në ballkonin ku qëndrojnë mediat në hapësirat e Kuvendit është vendosur një shirit i zi, duke i zhvendosur mbrapa gazetarët, kameramanët dhe fotografët të cilët e përcjellin punën në këtë institucion.

E Cakolli në reagimin e tij ka thënë se nuk ka asnjë arsye “sigurie për një vendim të tillë.

-Advertisement-

Sipas tij, kufizimi i pamjeve të plota në raport me të gjithë deputetët është kufizim i mundësisë së informimit të publikut mbi zhvillimet në Kuvend, përtej atyre që na ofron regjia e Kuvendit.

“Përplasu deputetët e kabineti qeveritar mes veti, e kufizo mediat për ‘shkaqe sigurie’ – nuk shkon!”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Kjo vendim i Kuvendit sipas mediave e ka vështirësuar punën e tyre për të raportuar tek qytetarët, prandaj vendosën që të bojkotojnë dy seancat e jashtëzakonshme të mbajtura këtë të enjte.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili ka kundërshtuar fuqishëm këtë vendim, që sipas tyre, ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera