Cakolli nga DnV: KQZ planifikon votimin në këtë mënyrë, preferencat e votuesve mund të ekspozohen lehtësisht
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 19 January 2025
Eugen Cakolli nga rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), njoftoi për një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ai thotë se “cenon fshehtësinë e votës”.
Ai shkroi në Facebook për mënyrën se si KQZ ka planifikuar t’i organizojë vendvotimet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Jo vetëm që votuesit mund të jenë të ekspozuar ndaj njëri-tjetrit, por edhe komisionerët dhe vëzhguesit do të kenë pamje të qartë të lëvizjeve të votuesve, në të paktën njërën kabinë. Po flasim për fletëvotime në formatin A3 (të mëdha), ku lëvizja e dorës në fillim apo në fund të fletëvotimit, mund t’i “ekspozojë” lehtësisht preferencat e votuesve”, shkroi Cakolli.
Postimi i tij:
KQZ-ja sërish me vendim që cenon fshehtësinë e votës!
Kjo është mënyra se si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që t’i organizojë vendvotimet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Siç mund ta shihni, kabinat e votimit do të vendosen ballë për ballë.
Jo vetëm që votuesit mund të jenë të ekspozuar ndaj njëri-tjetrit, por edhe komisionerët dhe vëzhguesit do të kenë pamje të qartë të lëvizjeve të votuesve, në të paktën njërën kabinë.
Po flasim për fletëvotime në formatin A3 (të mëdha), ku lëvizja e dorës në fillim apo në fund të fletëvotimit, mund t’i “ekspozojë” lehtësisht preferencat e votuesve.
Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që fshehtësia e votës rrezikohet nga vendimet e KQZ-së. E njëjta ndodhi edhe me matrikulimin e gishtërinjve të votuesve, një praktikë që u konsiderua si shkelje edhe nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Pavarësisht paralajmërimeve për sanksione, KQZ-ja i injoroi ato.
Është e çuditshme pse KQZ-ja po krijon kushte ku votuesit ndihen të ekspozuar pa privatësi të plotë gjatë votimit?!
Deri në zgjedhjet e vitit 2021, kjo çështje ka qenë e rregulluar në përputhje me standardet ndërkombëtare. Prandaj, KQZ-ja duhet urgjentisht t’i rikthehet garantimit të fshehtësisë së votës, si obligim i saj ligjor.
Asnjë votues nuk duhet të ndiejë presion apo pasiguri për privatësinë e votimit. Fshehtësia e votës është e drejtë fundamentale – jo luks!
Të tjera
-
Krasniqi: Fushata e VV-së “reality show”, Kurti në vend të programit po ofron anekdota
Ka kaluar një javë e fushatës zgjedhore. Partitë politike zhvilluan shumë ...
-
Shkëlqim Devolli në SHBA vazhdon takimet me senatorë dhe kongresistë republikanë dhe demokratë
Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, i ka vazhduar në Washing...
-
Dyshohet se vodhi një veturë në Leposaviq, arrestohet 19-vjeçari
Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar nën dyshimin se ka vjedhur një v...
-
PDK me numër të madh përkrahësish në Kaçanik, pamje nga tubimi
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është duke mbajtur tubim elektoral në Kaç...
-
Bedri Hamza takon numër të madh punonjësish shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një...
-
Inaugurimi i Trumpit, Dërguti: Mungesa e krerëve institucionalë, shqetësuese e alarmuese për Kosovën
Opinionistja Aida Dërguti në lidhje me ceremoninë e inagurimit të presidentit...
-
Aksident mes dy veturave në Prizren, tre të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Prizren, saktësisht n...
-
“Besoni këtij se ky e din çka po bën” – Agon Maliqi thotë se Vetëvendosje po bën fushatë vetëm me figurën e Albin Kurtit
Analisti, Agon Maliqi ka folur për fushatën e partisë në pushtet, Lëvizjes Ve...
-
Krasniqi nga Bresja e Fushë Kosovës: Besim, mobilizim, ma mirë
Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për d...
-
Hamza: Gratë janë udhëheqëse, si kryeministër i ardhshëm, ju premtoj se do të përkushtohem që çdo grua të ndjehet e mbështetur
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se si k...
-
Kurti “i mahnit” bashkpartiakët me konstatimin “mas ajrit uji, uji është para bukës”, videoja i bëhet virale
Në një dhomë me bashkëpartiakë që kishin shkuar me të në Gjilan për fushatë, ...
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë për zgjedhjet e rregu...