Lajme

Cakolli i PDK-së ironizon me ministren Haxhiu: Jam paditur nga ministrja dhe VV, për ironizimin dhe përqeshjen e liderit shpirtëror dhe suprem të vendit!

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 06 September 2022

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka reaguar për padin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj një qytetari i cili shkroi me anë të një statusi ironizues ndaj saj, shkruan Gazeta Infokus.

Cakolli përmes një postimi në “Facebook”, ka ironizuar me këtë veprim të ministres duke thënë  se është denoncuar një padi ndaj tij prej ministres Haxhiu dhe Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të ironizimit dhe përqeshjes së liderit shpirtëror dhe suprem të vendit.

“Miq, sapo u njoftova nga departamenti i krimeve të rënda pranë prokurorisë speciale, se sapo më është deponuar një padi nga ministresha Haxhiu dhe VV, për shkak te ironizimit dhe përqeshjes së liderit shpirtëror dhe suprem të vendit! Sipas njohësve te sistemit drejtësisë, ky proces pritet të zgjas deri në dy vite, dhe dënimi mund te varioj nga 8 deri 12 vite, burgim të rëndë”, ka shkruar Cakolli.

-Advertisement-

Ai po ashtu shtoi se beson fuqishëm në drejtësinë kosovare dhe jam thellësisht i bindur se edhe kësaj radhe do të triumfoj.

“Besoj fuqishëm në drejtësinë kosovare dhe jam thellësisht i bindur se edhe kësaj radhe do të triumfoj! P.S. me të hallall e kanë krejt prej Albinit e deri te ministri ma i vogël, edhe pse nuk janë tu ba sen, po me na argetu po na argëtojnë. Për bese u kënaqem! “, ka shtuar Cakolli./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera