Lajme

Cakaj për Masakrën e Reçakut: Njëzet e një vjet më vonë, ende kujtojmë nevojën për drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 15 January 2020

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke kujtuar Masakrën e Reçakut, ka thënë se “njëzet e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë“.

“Sot, me dhimbjen më të thellë e nderimin më të lartë, kujtojmë shumë më shumë sesa thjesht masakrën e Reçakut, 15 janar 1999. Njëzetë e një vite më parë, forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, pleq, gra e burra e të mitur”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

“Kjo ngjarje atë botë jo vetëm tronditi fortë ndërgjegjen e gjithë botës demokratike, por edhe përshpejtoi ndërhyrjen politike e ushtarake të NATO-s në Kosovë. Sot, ndërkaq, duke kujtuar masakrën e Reçakut, ne kujtojmë edhe rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës nëpërmjet fushatave më të shëmtuara të spastrimit etnik dhe gjenocidit”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera