Çaji që djeg yndyrnat: Kanellë, xhenxhefil dhe mjaltë
Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 30 January 2024
Nëse i keni vënë mision vetes të keni një trup në formë të shëndetshme, atëherë ju rekomandojmë që në ushqimin tuaj të përfshini edhe një pije të ngrohtë me kanellë, xhenxhefil dhe mjaltë.
Kjo pije njihet ndryshe si Pija e Zjarrit!
Studimet kanë konfirmuar se erëzat si kanella, xhenxhefili dhe arrëmyshku ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt dhe të ndiheni sikur keni ngrënë një ëmbëlsirë.
Në këtë mënyrë, do të keni më pak neps. Konsumi i kanellës rregullon nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson shëndetin e zemrës dhe funksionin e trurit. Xhenxhefili është nga ato ushqime efikase për një trup në formë, duke qenë se përmirëson tretjen dhe ju ndihmon të mbani peshën trupore nën kontroll.
Sipas studimeve, njerëzit që konsumojnë një pije të nxehtë me xhenxhefil pas një vakti, ndihen më të ngopur. Pija e Zjarrit është shumë e mirë edhe për të qetësuar dhimbjet e stomakut. Ajo përmban edhe mjaltë ndaj rekomandohet kundër kollës gjithashtu.
E mira e kësaj pijeje është se përgatitet shumë lehtë.
Përgatitja e çajit
Merrni një shkop kanelle. Futeni shkopin në një çajnik me një gotë ujë. Qëroni një copë xhenxhefili rreth 2 cm, priteni në feta dhe shtojeni në çajnik. Zieni shkopinjtë e kanellës dhe xhenxhefilin për 20 minuta.
Kullojeni dhe më pas shtoni mjaltin për një ëmbëlsi natyrale. Mjalti nuk duhet hedhur në ujë të nxehtë sepse humbet një pjesë të konsiderueshme të ushqyesve.
Ju mund të zieni sasi të mëdha të këtij çaji dhe ta mbani në frigorifer në kavanozë qelqi që ta pini gjatë javës. Përdorni 3-4 shkopinj kanelle nëse planifikoni të përgatisni çaj për gjithë javën.
Nëse dëshironi, çajin e ruajtur në frigorifer mund ta ngrohni sërish ose ta konsumoni të ftohtë pas ushqimit.
Kombinimi i këtyre tre përbërësve do ndezë zjarrin brenda jush, thonë ekspertët duke lavdëruar shijen e ëmbël dhe pikante të çajit.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































