Bytyqi: Mos humbni orë mësimore
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 12 March 2018
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, duke komentuar grevën e sotme në sistemin arsimor në Kosovë, ka thënë se është e paarsyeshme dhe nuk qon drejt zgjidhjes, transmeton Infokusi.com.
Bytyqi përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se ministria e ka proceduar në Qeveri Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999 andaj po pritet vetëm procedimi i tij në Kuvend.
Ministri ka shtuar gjithashtu se SBAShK është në dijeni për tërë procedurat andaj rruga më ë mire është angazhimi për cilësi dhe mos humbje të orëve mësimore.
Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Bytyqit:
‘Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me kohë e ka proceduar për në Qeveri Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999. Veç asaj që ne e kemi proceduar tutje, pra ne i kemi kryer obligimet që kemi si MAShT, po ashtu kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me SBAShK-un dhe ata e kanë informatën e plotë që ne jemi të interesuar që sa më shpejt ky Projektligj i rëndësishëm të merr rrugën e duhur.
Derisa SBAShK-u është në dijeni që vullneti i MAShT-it dhe Qeverisë është që ky Projektligj të shkojë sa më parë në Parlament dhe të jetësohet, ne nuk e shohim të arsyeshme grevën dhe as si zgjidhje në këtë situatë.
Prandaj, rruga më e mirë është që të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit të angazhohen që nxënësit tanë të mos humbin asnjë orë mësimi, nga e cila humbje natyrisht se pësojnë nxënësit dhe i gjithë sistemi i arsimit, ku po bëjmë përpjekje të mëdha për të rritur cilësinë.’
Të hënën në të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe universitet në Kosovë është mbajtur grevë njëditore. Ndërsa është thënë se në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre më 13 prill i tërë sistemi arsimor i Kosovës do të shkoj në grevë por ajo grevë do të jetë në një kohë të pacaktuar./INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...