Lajme

Bytyqi: Jemi të interesuar që rezultatet të jenë reale

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 18 May 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi me rastin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, ka vizituar shkollën fillore “Elena Gjika” në kryeqytet.

Bytyqi ka thënë se ka shumë rëndësi që ta shohin nga afër si shkojnë gjërat, në veçanti kur është matja e arritshmërisë së nxënësve.

Ministri ka bërë të ditur se numri i përafërt i nxënësve që do t’i nënshtrohen testit është 27 mijë, duke shtuar se nuk pritet të ketë vonesa në publikimin e rezultateve.

-Advertisement-

“Neve vërtetë jemi të interesuar që rezultatet të jenë reale, ato të cilat tregojnë punën tonë që e kemi bërë gjatë kësaj periudhe, flasim të tonën dhe të gjithë përgjegjësve të përfshirë, në veçanti mësimdhënësve, ajo çka po e theksoi edhe drejtori edhe ne të gjithë jemi të interesuar është që vërtetë në klasat tona mësimdhënësi të shtojë një përgjegjësi, ne po e themi dhe kështu duhet të jetë, mësimdhënësi nuk është vetëm një i punësuar, është përtej kësaj”, ka thënë ministri Bytyqi.

I pranishëm ishte edhe drejtori për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, i cili ka thënë se ky test ka rëndësi për përcaktimin e nxënësve në shkollimin e mëtutjeshëm.

“Sigurisht që është shumë i rëndësishëm vlerësimi i jashtëm, ne bëjmë përpjekje që vazhdimisht vlerësimi i brendshëm të harmonizohet me vlerësimin e jashtëm, sa më të afërta të jenë këto dy vlerësime aq më i saktë është procesi i testimit dhe vlerësimit. Ma merr mendja që arritshmëria ka me qenë më e madhe sivjet, nuk bëhet fjalë këtu për kalueshmëri, sepse ne kalueshmërinë në Komunën e Prishtinës vazhdimisht e kemi pas të lartë, ne po luftojmë për arritshmëri me qenë dikun 80, 90 për qind, prej këtyre 100 pyetjeve që i ka testi, dhe sivjet po ashtu do t’i krahasojmë, ne vazhdimisht i krahasojmë testet e këtij viti me vitin paraprak”, u shpreh Salihaj.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 108 qendra testimi dhe ka për qëllim orientimin e nxënësve për shkollimin e mëtejmë. Testi i Arritshmërisë përmban 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze, kimi, fizikë, gjeografi, histori, dhe informatikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera