Lajme

Bytyqi: Ekspertë nga Malajzia të gatshëm të ndihmojnë arsimin në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 05 March 2019

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka pritur në një takim ekspertë të arsimit nga Malajzia, të prirë nga presidenti i Universitetit të Menaxhmentit dhe Shkencës, Mohd Shukri Ab. Yajid, me të cilët kam biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në arsimin e lartë.

“Gjatë diskutimit rreth reformave që po bëhen në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, Mohd Shukri Ab. Yajid, i cili është po ashtu ekspert i edukimit i angazhuar dy herë radhazi në proceset e reformave në edukim në shtetin e tij, shprehu gatishmërinë që eksperiencën e tij ta ofrojë edhe për reformat arsimore në vendin tonë”, ka  shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook.

Bytyqi e ka njoftuar ekspertin nga Malajzia për gatishmërinë dhe për punën e grupit të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë duke analizuar gjendjen e përgjithshme në arsimin e lartë, e që mbi bazën e e rekomandimeve që do të dalin, do të orientohen edhe reformat tona.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera