Lajme

Bytyçi i PDK-së: “LDK drejt shuarjes, Albin Kurti ujk me shqiptarët e dele me Serbinë”

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 14 August 2020

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka akuzuar rëndë dy partitë, LDK-në e Isa Mustafës dhe Vetëvendsojen e Albin Kurtit.

Bytyçi po thotë se këto dy parti i dhanë fitore të madhe Vuçiqit e Serbisë, shkruan gazeta Infokus.

Kjo pas mos-votimit të Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së.

-Advertisement-

“Dje në Kuvend, me “dezertimin” në votim për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, nuk mbeti keq luftëtari i UÇK-së, as UÇK-ja.

LDK dhe LVV i dhanë një fitore të shkëlqyer Vuçiqit dhe Serbisë!

Jo vetëm kaq.

Ishte inkurajim për Serbinë dhe Vuçiqin, për gjendjen ku ndodhet sot Kosova, mu para ballafaqimit final me Serbinë!”, ka shkruar Bytyçi.

Ndërsa, ka thënë që partia e Mustafës tashmë është drejt shuarjes.

“LDK, po tregon se është parti drejtë shuarjes, pa koncept, pa guxim, pa ide për të ardhmen. E mbetur peng në arkaizmin e mllefit dhe viktimizimit para UÇK-së, edhe mbi dy dekada pas luftës.

Ajo po mendon se mund të përfitoj pafundësisht nga kjo dhe ta mbaj peng te saj qytetarin e ri, duke u viktimizuar, gjithmonë duke akuzuar, por edhe duke synuar të përfitojë pikërisht meritokraci nga frytet e luftës çlirimtare për liri”, ka thënë Bytyçi.

E për Vetëvendosjen, Bytyçi po thotë që kur po bëhet fjalë për Serbinë, ajo po ndryshon duke manipuluar qytetarët, shkruan gazeta Infokus.

“Ndërsa LVV, solide në qëndrimin e vet konstant të manipulimit përfitues politik, noton në këtë amulli dhe degradim, duke treguar se jo vetëm nuk qëndron për asgjë, por kur bëhet fjalë për Serbinë,

Albin Kurti “çuditërisht” humbi shkëlqimin “radikal”, pikërisht për këtë temë. Kështu bëri edhe sa ishte në qeveri. Dje, këtë e përsëriti ai me partinë e tij në Kuvend.

Ai vetëm sa po dëshmon, sa i dobët, peng dhe frikacak është para Serbisë. “Ujk” me shqiptarët, ndërsa dele me Serbinë!

Nga sjellja e djeshme politike, i vetmi që nuk duhet të shqetësohet është luftëtari i vërtetë i UÇK-së, që ka kryer një mision të madh historik. Por, duhet të shqetësohen të tjerët, edhe numrat e fryrë të “veteranëve”.

Me sjellje të tilla, a po e inkurajon dikush të keqën historike të ri përsëritet?”, ka thënë Bytyçi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera