Sport

Bylbylit nuk po i shkon ‘zëri’ te Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 02 March 2021

Gjilani nuk po kalon momente të mira në stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Në pesë ndeshjet e luajtura në vitin 2021, Gjilani në krye me trajnerin, Bylbyl Sokoli, nuk e ka shënuar asnjë fitore.

Fillimisht ‘Skifterat’ u eliminuan nga Kupa e Kosovës, pasi u mposhten nga Istogu me rezultat 2-0.

-Advertisement-

Rezultatet negative vazhduan edhe në elitën e futbollit kosovar.

Në katër takimet e zhvilluara në pjesën e dytë të kampionatit, gjilanasit nuk kanë arritur asnjë fitore, duke barazuar tri herë dhe kanë edhe një disfatë.

May be an image of 1 person, standing dhe outerwear

Me eliminimin nga Kupa dhe rezultatet negative në Superligë, Gjilani me shumë gjasë mund të mbetet pa dalje në Evropë këtë sezon.

Deri me tani trajnerit, Bylbyl Sokoli, i njohur në opinion si ‘Proffa’ nuk po i shkon ‘zëri’ te gjilanasit.

Ai kishte ardhur me mision të qartë që ta dërgoj Gjilanin në Evropë, gjë të cilët vështirë që mund ta realizoj këtë edicion, pasi renditet në vendin e katërt me 32 pikë, 15 me pak se pozita e parë që e mbanë Drita, 13 me pak se Ballkani që është i dyti dhe 12 me pak se Prishtina, e cila zë vendin e tretë.

Në vitin e kaluar ‘kuqebardhët’ morën pjesë në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit.

Ata arritën deri në fazën e dytë të Ligës së Evropës, ku u mënjanuan nga Leiga e Varshavës, pas 120 minutave lojë me rezultat 2-0./Gazeta inFokus/

May be an image of një ose më shumë njerëz, people playing football, people playing soccer, people standing dhe bar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera