Sport

Bylbyl Sokoli: Nuk është korrekte që arbitri të kërcënojë futbollistët brenda fushës

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 08 April 2019

Ferizaj ka pësuar disfatë nga Prishtina me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e 26-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli deklaroi:

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë. Goli i parë erdhi si pasojë e një pozicionimi jo të mirë në fazën e mbrojtjes. U munduam të rezistojmë gjatë tërë kohës, duke u përforcuar aty ku Prishtina është më e rrezikshme, do të thotë nga ana e djathtë. por, gabuam në anën e majtë aty ku se kishim menduar. Duhet pranuar se kundërshtari ishte ekip më cilësorë  dhe më i përgatitur. Do të mundohemi të nxjerrim maksimumin nga ky ekip dhe duhet pranuar që barazhi është objektivi ynë kryesorë”, deklaroi Sokoli për Super Sport Kosova.

-Advertisement-

“Fitorja e Prishtinës ishte e merituar. Ne bëmë një ndeshje korrekte dhe po luajmë kampionatin në mënyrë më korrekte të mundur, ndaj nuk është korrekte që arbitri të kërcënojë futbollistët brenda fushës dhe këtë ma konfirmuan futbollistët pas pjesës së parë”, deklaroi ‘Profa’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera