Sport

Bylbyl Sokoli ka një mesazh para sfidës me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 28 March 2019

Ferizaj dhe Drita takohen në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo përballje luhet të premten në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj dhe nisë nga ora 14:00.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, për Gazetën inFokus ka dhënë një prononcim para kësaj sfide.

-Advertisement-

Profa ka thënë se Ferizaj luan për fitore dhe vetëm për fitore, por pranon se do te jetë shumë e vështirë.

“Çdo ndeshje si vendas për neve ka rendësi ekzistenciale në Superligë edhe kjo ndeshje ka këtë karakter.

Luajmë kundër një ekipi shumë cilësor, që sipas mendimit tim ka shumë kualitete.

Ne luajmë për fitore dhe vetëm fitore, çdo rezultat tjetër na fundos ne pozitën e renjes nga Superliga.

Do te jetë shumë vështirë” “, deklaroj Sokoli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera