Sport

Bylbyl Sokoli flet para sfidës ndaj Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 17 August 2018

Llapi dhe Drenica do takohen në javën e parë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaFokus.

Trajneri Bylbyl Sokoli i cili ka udhëhequr pothuajse të gjitha skuadrat e Superligës ka deklaruar për GazetaFokus se përballja ndaj Drenicës nuk do të jetë e lehtë.

“Ndeshje e veshtirë për skuadrën e Llapit,  jam optimist nëse të gjithë e japim maksimumin në fushë”, ka thënë Sokoli.

-Advertisement-

Trajneri i skuadrës llapjane është shprehur optimist sa i përket rezultatit të kësaj sfide.

“Rezultati do të jetë pozitiv për skuadrën e Llapit”, ka deklaruar Bylbyl Sokoli.

Përballja Llapi-Drenica  zhvillohet të dielën më 19 gusht në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim nga ora 16:45. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera