Buzhala: LVV janë mashtrues, po mundohen t’i hedhin hi syve të publikut

Autori: Gazeta inFokus
22:33 | 06 June 2022
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, gazetari Berat Buzhala, i ka quajtur mashtrues. Kjo sepse sipas tij, të njëjtit “po mundohen t’i hedhin hi, syve të publikut”.
Kështu i është kundërpërgjigjur Buzhala, zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishit.
Durmishi, gjatë emisionit “Debat Plus”, ku po diskutohet për publikimet e Buzhalës lidhur me një aferë korruptive të ryshfetit, e cila është dëshmuar në një audi-përgjim, ka thënë se ministria e Infrastrukturës nuk ka kontratë me kompaninë “Infratek”.
“Ministria jonë nuk ka kontrat me kompaninë Infratek. Si mund t’ia shkëputim kontratën dikujt me të cilin nuk kemi kontratë. Buzhala ose qëllimshëm po manipulon ose nuk e kupton këtë çështje. Në emër të të drejtës së autorit për cdo ndryshim në projekt kërkohet aprovim i kompanisë projektuese, pr anuk ka kontratë me ta”, ka thënë Durmishi.
Ndërsa kësaj i është përgjigjur Buzhala me nënqeshje.
“Po qeshi, sepse janë mashtrues por të cekët, po duan t’i hedhin hi syve publikut”, ka thënë ai.
Emri i Florent Ramqajt, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu është ndërlidhur me një aferë korruptive të ryshfetit.
Sipas Buzhalës, përgjimi dëshmon se si një përfaqësues i kompanisë private të projektimeve ndërtimore, “Infratek”, e cila është në pronësi të dajës së këshilltarit Ramqaj, kërkon ryshfet nga një përfaqësues i një biznesi tjetër privat për dorëzimin e një raporti pranë Ministrisë së Infrastrukturës për punët e kryera për një projekt rrugor.
Buzhala ka deklaruar, se kur ministria e Transportit ka kërkuar projekt të rrugës Dollc-Gjakovë, në kohën e Pal Lekajt, projektin e ka fituar “Infratek”.
“Çka parasheh ligji për autorin e projektit? Çdo ndryshim eventual në projekt, duhet të shkojë autori që t’i thotë këtë ke të drejtë ose nuk ke të drejtë ta bësh. Pa këtë email, emri është Veton Jahja, pa këtë email ministria nuk i aprovon punët shtesë”, ka thënë Buzhala.
“Hysen Durmishi në do le t’i thotë kontratë, ose marrëveshje ose le të manipulojë me terma të ndryshëm, pa email-in e Infratek-ut, nuk munden t’i jepen paratë kur kryejnë punë të tjera”, shtoi ai.

Të tjera
-
Deklarimi i pasurisë nga politikanët: Kush u pasurua e kush jo?
Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pa...
-
Osmani e Kurti bëhen bashkë në sheshin Shën Pjetri, marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Papës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me delegacionin presidencial ...
-
Osmani bisedon me Trump para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papës
Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në varirmin e Papa Françeskut. Ajo ...
-
FFK e dënon me 300 euro shkollën e futbollit “Arsenal” pas sul*mit që iu bë Belgin Jasharit
Pas sulmit që iu bë futbollistit Belgin Jashari, shkolla e futbollit “Arsenal...
-
Nis ceremonia e funeralit të Papa Françeskut
Mesha e varrimit të Papa Françeskut ka filluar me dëgjimin e antifonit hyrës....
-
Ushtarët e FSK-së realizojnë ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”
Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Brav...
-
Sa njerëz do të jenë në funeralin e Papa Françeskut – dhe cilat janë rregullat?
Më shumë se 200,000 njerëz pritet të marrin pjesë në funeralin e Papa Françes...
-
Katër të arrestuar në Podujevë pas një përleshje, policia sekuestron një AK*47
Katër persona janë arrestuar dje në fshatin Dumnicë të Podujevës pasi janë pë...
-
Kurti udhëton drejt Romës për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, do të marrë pjesë në varrimin e sotëm...
-
Për dy muaj u vodhën tri tabela sinjalizuese në tri zona kufitare të Kosovës
Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë muajve mars-prill, në zonat kufitar...
-
Komuna e Prishtinës shtyn punimet në rrugën “Agim Ramadani” për shkak të reshjeve: Përfundohet plotësisht më 4 maj
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të reshjeve këtë javë është dety...
-
Sulm*ohet fizikisht një doktoreshë në QMF-në e Lipjanit, arrestohet e dyshuara
Një doktoreshë është sulmuar fizikisht nga një grua në Qendrën e Mjekësis...