Lajme

Buxheti i vitit 2022/ Mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 19 December 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 më mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.35 të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit të kësaj qeverie të arrij në 2%, sipas standardit të përcaktuar të NATO-s.

Kjo, sipas tij, dëshmon përkushtimin serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat kushtetuese dhe ligjore, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Mehajt:

-Advertisement-

Miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milion euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit tonë të arrijmë në 2% , sipas standardit të përcaktuar të NATO-s.

Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore.

Ne kemi pak fjalë e shumë punë!

Urime e na priftë e mbara!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera