Lajme

Bursat Ndërkombëtare edhe një mundësi për të eksploruar Evropën

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 12 June 2018

Si përfitues i projekteve të shumta të Komisionit Evropian, një prej tyre edhe i programit Erasmus+, Kolegji Universum deri më tani, ka dërguar 51 studentë të nivelit Bachelor dhe Master për studime në universitetet më të mira të Evropës, ku secili studentë përfiton bursë të plotë 5,075 euro.

Blerjan Gashi, student i vitit të parë në departamentin Biznes dhe Menaxhment në Kolegjin Universum, për momentin është duke studiuar një semestër me bursë të plotë në Mykolo Romerio University të Lituanisë, ku përveç pjesës akademike ai po viziton edhe Evropën. Se çfarë ka përjetuar gjatë këtyre udhëtimeve dhe cilat shtete i ka vizituar na tregon në vazhdim:

Këtë rrëfim dhe detaje tjera nga jeta akademike që po kalon Blerjani në Lituani mund t’a ndiqni edhe në një sesion live në faqen zyrtare të Universumit në facebook, më 13 Qershor nga ora 15:00.

-Advertisement-

“Disa momente që përjetoni gjatë udhëtimit përfundojnë plotësisht duke ju mahnitur, në mënyra që ju kurrë nuk do të kishit pritur. Ato qëndrojnë me ju përgjithmonë, dhe vite më vonë ju ende buzëqeshni me kujtimet e dashura. E sot ndjehem mëse i lumtur që mund të ndaj disa nga kujtimet që i krijova përgjatë udhëtimit nëpër Evropë. Me fitimin e bursës jo vetëm që mu hapen shumë rrugë për dije por mu dha mundësia që të njiheja edhe me botën e variabilitetin që vije me të.

Pas nje sërë muajsh të gjatë e të lodhshëm studimesh, kishim hapësirë që të relaksoheshim dhe të shfrytëzonim këtë kohë pushimi siç mendonim që është më e mira. E ku ka mundësi më të mirë se të njihesh e të ndeshesh me kultura të ndryshme. Andaj pas shumë propozimeve të përbashkëta me shoqëri vendosem që fillimisht të vizitonim vendet fqinje e duke vazhduar kështu më tutje.

Destinacioni i parë ishte kryeqyteti i Latvisë, Riga. Pavarësisht nga bukuria e zonave historike, zhvillimet më të fundit në Rigë japin një ajër të përgjithshëm të madhështisë së lëkundur dhe paksa kaotike. Gryka e kishës së Shën Pjetrit, pesë hangaret e Zeppelinit që përbëjnë Tregun Qendror dhe Parku “Bastion Hill”, ishin vendet ku krijuam një sërë kujtimesh.

Destinacioni i dytë Varshava, kryeqyteti i Polandës. Të them të drejtën, e dija se Varshava kishte parë ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore dhe e imagjinoja të ishte nje qytet i zakonshëm dhe i dëshpëruar pa shumë karakter. Ishte mjaft i ngopur me ngjyra e me kreativitet. Për shkak të natyrës së saj të gjerë, ka shumë lagje dhe rrethe me arkitekturë dhe atmosferë gjerësisht të ndryshme.

Kjo aventurë nuk ndaloj me kaq, destinacioni i radhës ishte “Qyteti i dritave”,”Qyteti i romancës”, “Kryeqyteti kulinar i botës”, të gjitha këto janë emra për të cilët është I njohur Parisi. Ky qytet është një nga vendet më të mahnitshme që kam vizituar ndonjëherë. Ka kaq shumë gjëra fenomenale për të parë saqë nuk do të mërziteshe asnjëherë. Por edhe një vend kaq magjik ka sfida. Mirëpo, nuk mund të mohoj faktin se edhe pse Paris është një qytet i madh, nuk do mund të i’u zhgënjej asnjëherë. Aty do të kthehesha përsëri e përsëri dhe gjithmonë do të gjeja diçka fantastike për të përjetuar, diçka të re për të parë dhe për të shijuar.

Gjatë rrugës për në Milano, përdora udhëtimin si një justifikim për të ndaluar në Zvicër. Dhe gjithashtu për të parë Zvicrën qartë dhe pse ky vend kishte bërë kaq bujë. Gjatë vizitës në Cyrih mund të shihje shumë, një qytet dinamik dhe shumë atraktiv për vizitorët.

Kur arritëm në Milano, u takuam me një frymë krejtësisht ndryshe. Ndoshta afërsia e qytetit me Zvicrën imponon një rend dhe efikasitet që mungon në qytetet e tjera. Ndoshta vitet e kontributeve të modës kanë bërë që milanezët të duken shumë më elegant dhe të bashkuar se italianët e tjerë. Sigurisht, Milano ka shumë për të ofruar në rrugën e artit dhe monumenteve si shtëpia e “Darkës së Fundit” e Da Vinçit. Më mbreslënëse e këtyre ikonave të qytetit është katedralja Duomo.

Një destinacion që ka qenë në listën time për shumë vite është Amsterdami. Kanalet, rrugët, parqet, sheshet e gjera, gjelbërimi dhe arkitektura mahnitëse dukeshin aq tërheqëse dhe thjesht kënaqesha duke ecur nëpër rrugë dhe duke shijuar atë që pashë. Arrita të vizitoj shtëpinë e Ana Frank, vizitë që më krijoi përvojë emocionale. Çfarë e bëri të veqantë qëndrimin në Amsterdam është se ky qytet kompakt është lehtësisht i eksplorushëm me këmbë ose biçikletë.

Edhe pse përgjatë kësaj periudhe të shkurtër arritëm të vizitonim kaq shumë vende, vendosëm që këtë eksperiencë ta përmbyllim me një vend të kulturës baltike. E cili vend më mirë se Talini përfaqson frymën baltike. Ndikimi i Rusisë si dhe ndikimi skandinav në arkitekturë ishte më i dukshëm atje. Është një qytet në të cilin mund të bësh atë që dëshiron: ekzistojnë shumë muzeume për të vizituar e rrethe të bukura urbane. Më vonë vendosëm të hidhnim hartën dhe të eksploronim me ritmin tonë, duke ecur në Qytetin e Vjetër dhe Rrethet Telliskivi në kohë të lirë.

Udhëtimi është me të vërtetë një përvojë mahnitëse. Kam mësuar shumë nga vendet evropiane në të cilat kam udhëtuar dhe do të vazhdoj të mësoj më shumë, ndërsa eksploroj më tej botën.”

Për më shumë informta, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera