Lajme

Burri nga Suhareka rrah gruan që kishte urdhër mbrojtje nga gjykata

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 17 March 2023

Një person është arrestuar të enjten në Suharekë nën dyshimin se kishe sulmuar fizikisht një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, viktima kishe raportuar në polici se ajo kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, me ç’rast i dyshuari ka shkelur këtë urdhër.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht e me këtë rast ka shkelur urdhërin mbrojtës lëshuar nga gjykata kompetente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera