Lajme

Burri nga Plemetini dyshohet se e dhunoi seksualisht gruan e mitur të djalit

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 10 July 2022

Një grua ka denoncuar në stacionin policor në Obiliq se vajzën e saj të mitur e ka dhunuar vjehrri i saj. Ngjarja ka ndodhur më 6 korrik, në fshatin Plemetin, teksa Prokuroria është vënë në dijeni për rastin tek gjatë ditës së djeshme.

I dyshuari ndaj të cilit Prokuroria ka nisur hetimet, sipas burimeve të Sinjalit është Sherif Berisha. Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin ndaj të dyshuarit si “Dhunim”, pas ekzaminimit që i është bërë vajzës 17-vjeçare.

E mitura që dyshohet se u dhunua është e martuar dhe rasti ka ndodhur pas mesnatës, përderisa ajo s’e kishte bashkëshortin në shtëpi. Kjo situatë sipas nënës së vajzës u shfrytëzua nga vjehrri i saj, i cili e keqpërdori seksualisht, duke e trishtuar vajzën.

-Advertisement-

Pasi nëna e saj e mori vesh se çfarë i ka ndodhur, bashkë me vajzën ia mësynë Policisë, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për ngjarjen.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari nuk është intervistuar ende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera