Lajme

Burri nga Fushë Kosova rrihet e kërcënohet nga një maqedonase dhe një zviceran

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 14 November 2022

Një person në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se të dielën në mbrëmje është kërcënuar e sulmuar fizikisht nga një burrë dhe një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë dy personat që sulmuan viktimën, janë një shtetas i Zvicrës dhe një shtetase e Maqedonisë dhe se të njëjtit janë arrestuar për tu dërguar më pas në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut dhe një mashkull shtetas i Zvicrës lidhur me veprat penale të lartcekura. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, raporton policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera