Lajme

Burri nga burgu e kunati nga jashtë vendit e kanoset një grua në këtë komunë të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 23 March 2022

Një grua nga Komuna e Vitisë është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në burg në vuajtje të dënimit, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç kësaj ajo është kanosur edhe nga kunati i saj, i cili ndodhet jashtë vendit.

E për këto kanosje gruaja vitiase e ka paraqitur rastin në polici dhe tashmë rasti po hetohet.

-Advertisement-

“Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit  është kanosë nga bashkëshorti i saj  i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit dhe kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet jashtë Kosovës.  Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera