Lajme

Burri i Vjosa Osmanit ironizon me VV-në

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 04 December 2019

Bashkëshorti i nënkryetares së LDK-së Vjosa Osmani, Prindon Sadriu deri sa po tregonte për secilën parti nga sa deputet i ka në kuvend, ai ka thënë se Vetëvendosje ka 28 deputetë.

Sadriu ka shkruar në facebook se LDK dhe VV nga 28 deputet.
Nga ky postim ai thotë se deputetja Mimoza Kusari-Lila nuk njihet si pjesë e Vetëvendosjes, mirëpo si pjesë e Alternativës.
Kujtojmë se Kusari-Lila kishte lidhur koalicion me Vetëvendosjen para zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe për këtë arsye Sadriu nuk e zë që ajo i takon VV-së.
“Perberja e partive shqiptare ne legjislaturen VII:
LDK 28
VV 28
PDK 24
AAK 13
Nisma 4
AKR 2
Alternativa 1”
Kjo është radhitja të cilën e ka bërë Sadriu./Gazta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera