Lajme

Burri i fal tradhtinë vlonjates por ajo merr një vendim befasues

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 27 September 2017

Një grua në Vlorë ka braktisur bashkëshortin dhe dy vajzat dhe është larguar me të dashurin e ri.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, burri për të mos u ndarë i kishte kërkuar gruas që të largoheshin nga fshati. Por, gruaja jo vetëm që nuk ka pranuar, por është larguar me të dashurin 2 vite më të madh. “Një lajm na vjen nga fshati Gumenicë në Vlorë ku një grua e martuar nënë e dy vajzave të vogla ishte kapur nga bashkëshorti i saj duke e tradhtuar me një bashkëfshatar dy vite më të madh.

Për të mos e lënë burri i kishte thënë gruas lëre atë personin dhe hajde të largohemi nga fshati. Por, gruaja nuk kishte pranuar, por i kishte lënë vajzat bashkëshortit dhe ishte larguar me të dashurin e ri”, tha gazetari. /Klan/Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera