Lajme

Burrë e grua vdesin në aksidentin e trafikut në Sllatinë

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 30 August 2024

Një çift nga Prishtina, burrë e grua, rreth të pesëdhjetave, nuk jetojnë më.

Bekim Tora, 53-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Shehide Tora, 49-vjeçe, vdiqën pas një aksidenti me veturë të enjten në mbrëmje në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Vetura me të cilën ata po udhëtonin u rrokullis dhe si pasojë e lëndimeve, burrë e grua ndërruan jetë, tha Policia e Kosovës të enjten.

-Advertisement-

Vdekja e çiftit ka shkaktuar trishtim, pikëllim dhe dhimbje në familjen Tora.

Fëmijët e çiftit kanë njoftuar sot se varrimi i prindërve të tyre të ndjerë do të bëhet të premten në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Rrokulliset një veturë me pesë persona brenda afër Sllatinës, dyshohet për të vdẹkur

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera