Burrat gënjejnë më shumë se gratë
Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 27 Tetor 2017
Të gjithë gënjejmë nga pak. Dikush më shumë e dikush më pak i ka ndodhur të gjendet në ndonjë situatë ku i vetmi shpëtim ka qenë gënjeshtra. Për këtë të fundit janë bërë studime pa fund, madje janë shkruar dhe libra për të analizuar nëse janë burrat apo gratë gënjeshtarët më të mëdhenj.
Sipas një studimi të realizuar në Angli, burrat gënjejnë tre herë më shumë se sa gratë, dhe gënjejnë sidomos gratë. Pse? Për këtë ka mendime të ndryshme: për t’i bërë përshtypje seksit të kundërt, për të mos lënduar ndjenjat e një gruaje në një moment të caktuar, nga frika, nga pasiguria, nga mosbesnikëria… apo për të patur marrëdhënie seksuale? Megjithatë siç thotë dhe psikologu Fabio Fusaro, autor i shumë librave që kanë në fokus çiftet: “Është e vërtetë që burrat gënjejnë më shumë por padyshim që gratë janë mjeshtre të gënjeshtrës”. Cilat janë gënjeshtrat më të zakonshme të burrave? Studimi që ka anketuar rreth 10.000 burra dhe gra ka klasifikuargënjeshtrat në të zakonshme që përdorin burrat. Të anketuarat femra kanë qenë shumë më të qarta kur bëhej fjalë për të klasifikuar gënjeshtrat e burrave. Gënjeshtrat më të zakonshme të burrave:
1. Unë nuk jam i martuar, apo s’jam në një marrëdhënie. (Shumë gra kanë zbuluar pas një farë kohe që po dilnin me partnerin e tyre, që ishte i martuar apo i fejuar që çke me të).
LEXO EDHE
Këto janë 5 gjërat për të cilat femrat gënjejnë hapur partnerin e tyre!
2. Je e para me të cilën e bëj këtë gjë.
3. Kisha një problem me makinën dhe nuk dija si të të paralajmëroja. (Ndonjëherë duket se është justifikimi më i kollajtë, për të mos dhënë sqarime). 4. Kurrë nuk do të të bëja të vuaje. (Thonë se nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë… dhe ne jemi të gjithë njerëzorë, madje edhe nëse dikush ju premton se nuk do t’ju bëjë të vuani, ndoshta do ta bëjë!) 5. Po, e takova, por asgjë nuk ndodhi … (Nuk është ekzaktësisht ajo që ju ka thënë dikush që i ka parë në bar…) 6. E shoh vetëm si shoqe, është vetëm një kolege pune. (Ndoshta e thonë për të mos ju lënduar…) 7. Do të të telefonoj nesër. (Dhe nuk të merr më. Nëse pastaj e ndeshni në rrugë, do të gjejë justifikimin: “më humbi numri yt”. Një mënyrë e edukuar për t’ju thënë që nuk i interesoni?)

T� tjera
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...


































