Ekonomi

Burrat dominojnë biznesin në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 13 March 2018

Kosova i ka 172 mijë biznese. Në më shumë se gjysmën e tyre pronarë janë burrat. Ndërsa vetëm 33 për qind të bizneseve i zotërojnë gratë. E në bizneset me ortakëri, femrat shënojnë përqindje edhe më të ulët, vetëm 17 për qind prej tyre janë pronare të ndonjë biznesi me aksionarë.

Kështu tregojnë të dhënat e raportit të publikuar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, shkruan Infokusi.com

Sipas këtij raporti në Kosovë janë gjithsej 172 mijë e 728 biznese, prej tyre 150 mijë e 208 janë biznese aktive, ndërsa afro 23 mijë biznese nuk janë aktive, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2017 në Kosovë janë regjistruar 1,951 biznese. Përkundër numrit të madh të bizneseve të regjistruara ka edhe të tillë që i kanë hequr dorë nga biznesi. Për tre muaj (tetor, nëntor dhe dhjetor) janë çregjistruar 417 biznese.

Ndërkaq, nga numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara 3 muajt e fundit të vitit 2017 rreth 186 biznese kanë një person të huaj fizik ose juridik si pronar, ortak ose aksionar.

Sipas të dhënave nga raporti “Indikatorët Bazë të Performancës për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë” për periudhën tetor – dhjetor 2017, degë nga kompanitë e huaja të regjistruara në Kosovë janë gjithsej 13, ndër to më së shumti nga Shqipëria./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera