Burrat apo gratë? Cilët do të humbasin më shumë vende pune për shkak të inteligjencës artificiale
Autori: Gazeta inFokus
14:11 | 05 February 2024
Pushimi nga puna, heqja dorë nga projektet, shkurtimet e vendeve të punës në kompani të ndryshme… Duket sikur pasojat pas pandemisë e kanë kthyer botës përmbys. Më pas, inteligjenca artificiale dhe frika e humbjes së vendit të punës. Të gjitha këto ndikojnë në një stres të përgjithshëm dhe natyrshëm lind pyetja:
Cilat vende pune rrezikohen më shumë, të burrave apo të grave?
Përgjigjen e ka dhënë studimi i McKinsey Global Institute, i cili thekson se: deri në vitin 2030, më shumë gra sesa burra rrezikojnë të humbasin punën për shkak të inteligjencës artificiale dhe automatizimit.
Për sa i përket punësimit në të ardhmen, sipas raportit të MGI, rritja më e madhe pritet të ndodhë në sektorin e kujdesit shëndetësor, një industri që tashmë paraqet një çekuilibër të fortë, me 1.9 milionë vende të paplotësuara (në Shtetet e Bashkuara, por edhe Europë). McKinsey vlerëson se mund të ketë kërkesë për 3.5 milionë vende pune shtesë për ndihmës shëndetësorë, teknikë shëndetësorë dhe punonjës të mirëqenies kudo në botë.
Sa i përket kërkesës për punë në fushën e teknologjisë, mund të ketë një rritje me 23% deri në fund të vitit 2030. Pushimet nga puna në sektorin e teknologjisë kanë ndodhur në masë gjatë vitit 2023, por kërkesat afatgjata për talentet e teknologjisë nuk kanë ndryshuar ndjeshëm, ndërsa ekonomia vazhdon të digjitalizohet.
Punëdhënësit në industri të tilla si bankat, sigurimet shoqërore, farmaceutikët dhe kujdesi shëndetësor, po preken nga transformime të mëdha digjitale dhe kanë nevojë për punëtorë të teknologjisë me aftësi të avancuara. Problemi? Profesionet shkencore dhe teknologjike zotërohen më shumë nga burrat.
Sektorët në rrezik
Në rrezik janë punët që nuk kërkojnë kualifikim të arsimit të lartë, kreativitet dhe që priren të jenë shumë të përsëritura. Sipas Washington Post, pozicionet e pushtuara historikisht nga gratë dhe emigrantët janë më të rrezikuarat. Punët me paga më të ulëta tani mbahen nga njerëz më pak të arsimuar, gra etj.
Gratë kanë vende pune në zyrë, në shërbimet ndaj klientit, pozicione këto që po zëvendësohen lehtësisht nga inteligjenca artificiale dhe sistemet e automatizuara, duke reduktuar përkatësisht nga dy deri në 3.7 milionë vende pune deri në vitin 2030.
Humbjet më të mëdha të vendeve të punës në të ardhmen, me shumë mundësi do të prekin këto sektorë që dominohen nga gratë.
Sipas studimit, kërkesa për punonjës zyre mund të bjerë me 1.6 milionë vende pune në botë, përveç humbjeve në sektorët e shitjeve me pakicë apo pozicione të tjera si asistencë administrative, arkëtar etj.

T� tjera
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...

































