Lajme

Burjani: Mos kalimi i demarkacionit rrezikon liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 06 February 2018

Çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit te Zi u largua nga rendi ditës për seancën plenarë të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet më 8 shkurt, shkruan Infokusi.com.

Në mbledhjen e së hënës të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kjo pikë nuk mori votat e mjaftueshme që të procedohet tutje.

Analisti Blerim Burjani në një prononcim dhënë portalit “Infokusi” ka komentuar zhvillimet e fundit drejt demarkacionit.

-Advertisement-

Burjani ka thënë se mos procedimi i demarkacionit është alarm për zgjedhje të reja në Kosovë.
“Mos aprovimi i demarkacionit nga Kuvendi është thirrje për zgjedhje te reja te jashtëzakonshme , nëse kjo nuk ndodhe kjo do te thotë se shteti shkon në zgjedhje, kjo është e pa pranueshme është e dëmshme dhe problematike për shtetin, nuk duhet vazhduar me kryeneçësi por duhet menduar seriozisht për fatin e qytetarëve te Kosovës”, ka thënë Burjani.

Ai ka shtuar Kosova duhet luftojë edhe korrupsionin sepse ai dhe mos kalimi i demarkacionit do të lënë qytetarët pa liberalizim të vizave.

“Kosova përveç demarkacionit duhet te ofroj edhe argumente te fuqishme se është duke luftuar korrupsionin, pra në një periudhe kohore ose sa me pare duhet dërguar informata se deri ku ka shkuar me luftën kundër korrupsionit. Pra duhet të ofrohen argumente dhe statistika në të kundërtën Kosova do te mbete pa liberalizim të vizave”, ka thënë ai./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera