Lajme

Burgu i Prizrenit do të kthehet në muze

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 14 October 2020

Burgu në qendër të Prizrenit do të kthehet në muze. Kështu ka njoftuar ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë vizitës që i ka bërë të mërkurën Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, në këtë qytet.

Në takimin që kishte me drejtorin e kësaj qendre, Samir Hoxha, ajo ka thënë se burgu që gjendet në këtë qendër do të shndërrohet në muze, shkruan Gazeta inFokus.

“Me drejtorin ne biseduam dhe posa e vizituam burgun famëkeq, dhe këtë burg ne do ta zhvillojmë do ta bëjmë si muze që do të dokumentohen historia jonë e trishtë, e njerëzve të cilët kanë kaluar, dhe të cilët edhe sot nuk gjinden as eshtrat e tyre, njëri prej tyre është edhe familjar i imi. Për mua është emocion i veçantë, po në këtë burg, vet shkrimet të cilat janë shkruar, dhe notat e muzikës, tregojnë që pjesa intelektuale ka përjetuar torturat me të rënda”, ka thënë Dumoshi.

-Advertisement-

Ndërsa Drejtori i Qendrës për Trashëgimi Kulturore tha se në bodrume të kësaj qendre është gjetur qendër paraburgimi që ishte në vitet 1945-1965. Këto bodrume, sipas tij mbeten prioritet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera