Lajme

“Burdushi” kërkon që ta shtyjë shkuarjen në burg, gjykata refuzon

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 16 September 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ta refuzojë kërkesën e Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi”, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për vuajtjen e dënimit me burg prej 4 vjet e 6 muaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Durim Osmani, avokat i “Burdushit”.

“Po, kemi bërë kërkesë që ekzekutimi i vendimit për vajtjen e dënimit të shtyhet, por e njëjta është refuzuar. Vendimin e kemi pranuar të premten”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Gjykata e Prishtinës, më 10 janar 2023, e kishte dënuar Hysri Peqanin me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje, e të cilin dënim më 30 qershor 2023 e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Gjykata më 21 gusht 2023 e ka urdhëruar “Burdushin” që më 18 shtator 2023, deri në orën 12 të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar mbajtjen e dënimit me burgim.

Nëse i dënuari nuk vepron sipas urdhëresës, përkatësisht nëse në ditën e caktuar nuk paraqitet në Institucionin për mbajtjen e dënimit, gjykata do të lëshojë urdhëresë për ndalim dhe dërgim me forcë për mbajtjen e vuajtjes së dënimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera