Uncategorized

Bunkeri sekret i Titos 5 miliardë dollarësh (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 02 May 2017

Nuk ndodh shpesh që të vizitoni një galeri arti pa asnjë shenjë që shpie drejt saj, por nuk ndodh edhe shpesh që të gjeni galeri në një bunker nuklear.

ARK-u mund të jetë emër modern për një galeri arti, por do të thotë “Atomska Ratna Komanda” (Komanda Luftarake Atomike). Një vend top-sekret ushtarak që u ndërtua për ish-presidentin jugosllav, Josip Broz Tito.

Sot, falë punës së dy artistëve, Edo dhe Sandra Hoxhiq, ARK-u që ndodhet afër qytetit Konjic në Bosnjë e Hercegovinë, rreth një orë në jugperëndim të Sarajevës, është shndërruar në vendin më të veçantë artistik. Është shtëpia e Bienales së njohur të Artit Bashkëkohor – edicioni i sivjetmë i të cilit nisi më 21 prill.

-Advertisement-

I kompletuar në vitin 1979 pas nja 26 vjet punë, ARK-u zë hapësirë prej 6.500 metrash katrorë dhe kushtoi 4.9 miliardë dollarë, të barabarta me 10 miliardë dollarë të sotëm, shkruan The Independent, transmeton “Koha Ditore”. Çmimi i bunkerit përqeshet nga artisti serb, Dragolub “Rasha” Todosijeviq, i cili ka vendosur një gardërobë të panevojshme jashtë dhomës së paraparë për Titon.

Bunkeri kishte kapacitet për të strehuar 350 anëtarë të elitës ushtarake dhe politike të Jugosllavisë deri në gjashtë muaj dhe mund t’i përballonte shpërthimit prej 25 kilotonë TNT (Më shumë sesa bomba atomike e lëshuar në Nagasaki). Një instilacion i Ana Gjokiqit dhe Mark Neelen, e vendosur në njërën prej tualeteve të bunkerit, shpërfaq më së miri sistemin mjekësor për të gjithë.

Me emrin sekret “Stambolli”, ky ishte njëri prej mistereve më të mëdha ushtarake në Jugosllavi. Banorët nuk dinin për ekzistencën e tij deri në vitin 2003. Koleksioni, siç thotë ish-drejtori i Tate Modern, Chris Dercon, është më i vlefshmi në Evropën Juglindore dhe përbëhet nga 125 veprat e artistëve të 102 shteteve, 75 prej të cilëve kanë marrë pjesë në Bienalen e Venecias.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera