Sport

Bunjaku e pranon: Ky është problemi i madh i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 28 August 2017
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Kroacisë.
Bunjaku e pranon që mbrojtja është reparti më i dobët.

“Mbrojtja është reparti në të cilën kemi vështirësitë më të mëdha”, deklaroi Bunjaku, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është e vështirë sepse zakonisht lojtarët e mbrojtjes e fitojnë përvojën me moshë, kurse ne kemi lojtarë në moshë të re”, shtoi ai.

Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.

-Advertisement-

Mbrojtja: Amir Rrahmani, Bajram Jashanica, Ardin Dallku, Mergim Vojvoda, Benjamin Kololli, Leart Paqarada dhe Lirim Kastrati.

Mesfusha: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Bernard Berisha, Valon Berisha, Donis Avdijaj, Arber Zeneli dhe Milot Rashica.

Sulmi: Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu dhe Erton Fejzullahu. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera