Sport

Bunjaki zbulon planin e Kosovës kundër Ukrainës dhe Islandës

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 03 October 2017
Albert Bunjaki beson se Kosova mund t’i befasojë kundërshtarët në dy ndeshjet e fundit.

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka paralajmëruar se dëshiron të befasojë në dy ndeshjet e fundit eliminatore për “Kampionatin botëror 2018”.

Bunjaki beson se skuadra mund t’i befasojë kundërshtarët nëse mbetet në lojë pas pjesëve të para.

“Mund te befasojmë ne dy ndeshjet. Në ndeshje për Ukrainën do të luajmë për fitore. Është një kundërshtar që na përshtatet, por është shumë i rrezikshëm. Nëse pjesën e parë luajmë 0:0, në pjekën e dytë mund të ndodh gjithçka”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

“Nuk do të nënshkruaja për një pike në këto dy ndeshje, sepse do te luajmë për fitore, pasi dëshira është që të arrijmë një fitore ne këto kualifikime. Nëse do te kisha dashur një pikë, do ta bllokoja ndeshjen ndaj Finlandës, por kemi dashur vetëm fitore”, ka theksuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera