Sport

Bunjaki: Mund ta befasojmë Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 05 October 2017

Bunjaki beson se Kosova mund ta befasojë Ukrainën.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, e di se nesër mbrëma do të përballen me një Kombëtare të fortë siç është ajo e Ukrainës, por nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që “Dardanët” t’i befasojnë mysafirët.

Bunjaki e tha këtë duke përmendur pozicionimin e Ukrainës, që mund të kualifikohet me shumë lehtësi në Kampionatin Botëror nëse fiton ndeshjet e mbeture, diçka që ka bërë që në kampin e miqve të ketë më shumë presion.

“Ndeshjet e kaluara kanë treguar se mund të kemi paraqitje të mira. Pres lojë më ndryshe nga ajo që patëm zhvilluar në Poloni. Shpresoj ta befasojmë Ukrainën edhe pse është favorite”, tha Bunjaki.

-Advertisement-

“Tashmë jemi takuar, por pres që kjo të jetë një ndeshje më ndryshe, duke pasur parasysh peshën, rendësin që ka kjo sfidë për Ukrainën”, shtoi Bunjaki.

Ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës zhvillohet nesër në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” nga ora 20:45.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera