Sport

Bunjaki largohet me premtimin se do të kthehet si trajner i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 11 October 2017

Albert Bunjaki, të martën, dukej i lodhur nga udhëtimi që pati nga Reykjaviku në Prishtinë. Bashkë me ekipin bëri plot 13 orë rrugë pas ndeshjes që përmbylli epokën e tij në krye të përfaqësueses. Epokë që ai e quan të artë për karrierën e tij, por shumë të tjerë mendojnë ndryshe.

Ndeshja ndaj Islandës të hënën mbrëma në Reykjavik, ishte e fundit për të në krye të Përfaqësueses. Kështu kanë lajmëruar zyrtarët e Federatës së Futbollit, por ai mendon pak më ndryshe, shkruan sot Koha Ditore.

Bunjaki, në intervistën e parë për gazetën si ish-seleksionues, thotë se do të kthehet sërish në krye të ekipit përfaqësues.

-Advertisement-

“Unë do ta udhëheq Kosovën edhe në një cikël, e ai mund të jetë një cikël i evropianit”, ka thënë Bunjaki, duke iu referuar evropianit të vitit 2024. /koha/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera