Sport

Bunjaki i kundërpërgjigjet Beqirajt

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 29 September 2017

Bunjaki thotë se është Beqiraj ai që ka injoruar Kosovën e jo e kundërta.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka reaguar të enjten pas deklaratave të Beqirajt se asnjëherë nuk është kontaktuar nga Kombëtarja e Kosovës.

Bunjaki ka thënë se është Fatos Beqiraj ai që e ka injoruar Kombëtaren e Kosovës, ndërsa sulmuesi nga Peja ka insistuar se asnjëherë nuk është kontaktuar nga përzgjedhësi Bunjaki apo nga ndonjë përgjegjës i përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan KD.

Fatos Beqiraj luan për Malin e Zi dhe është prej lojtarëve kryesorë të kësaj përfaqësueseje. Ai në këtë cikël eliminator ka shënuar katër gola për Malin e Zi, që është në garë për kualifikim në botëror.

-Advertisement-

Ndërkohë Kosova është e fundit në grup dhe ka shënuar gjithsej tre gola, pra më pak se Beqiraj i vetëm. Vetëm njërin prej golave të Kosovës e ka shënuar një lojtar i sulmit, Atdhe Nuhiu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera