Sport

Bunjaki: Ja si e binda Valon Berishen ti bashkohet Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 16 October 2017

Valon Berisha mbetet thesari më i madh i Përfaqësueses së Kosovës, bazuar edhe në paraqitjet e tij të deritashme.

Mesfushori në vitin e kaluar la Kombëtaren A të Norvegjisë për Kosovën.

Sebep për këtë u bë ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, i cili ka zbuluar se si e bindi Berishën të vijë tek Kosova.

-Advertisement-

“Ishte i lënduar dhe udhëtova nga Suedia për në Augsburg të Gjermanisë, ku ishte i shtrirë në spital shkaku i lëndimit. Shkova dhe i thash zbrit tek recepcioni. U befasua dhe më pyeti pse ke ardhur? I thashë për të të pare”, tregoi Bunjaku në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, raporton “GazetaOlle.com”.

“Që aty filluam bisedimet dhe pranoi më pas që ai të ndahet me vëllain Vetonin, që vazhdoi me Norvegjinë”, shtoi Bunjaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera