Sport

Bunjaki: De Biasi i ka bindur lojtarët e Kosovës të luajnë për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 07 April 2018

Padyshim që ashpërsia mes Kosovës dhe Shqipërisë kur bëhet fjalë për futbollistët me origjinë nga Kosova, po kalon paksa limitet.

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka goditur Gianni De Biasin.

LEXO EDHE: Pamje të reja nga incidenti i McGregor, në autobus ndodhej edhe një kosovar (VIDEO)

-Advertisement-

Ai ka thënë që De Biasi bënte gjithçka për t’i bindur lojtarët e Kosovës të luajnë për Shqipërinë.

“Kam informata që në ndeshjen e vitit 2015, kur ishim bashkë në një hotel në Prishtinë, trajneri i atëhershëm i Shqipërisë, Gianni de Biasi, është futur nëpër dhoma të lojtarëve të Kosovës për t’i bindur të luajnë për Shqipërinë”, ka thënë Bunjaki.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera